Gjenerikët, jo barna nga vende “parajsa” falsifikimi.


Nga: Prof. Assoc. Florian Toti, Shërbimi I Endokrinologjisë.
Intervistoi : Sonila Mlloja Cemurati.

florion_totiDebati i barnave gjenerike është nje debat i vjeter dhe aktual kudo në Botë. Edhe shumë vende të Evropës Perendimore dhe të shteteve të zhvilluara, kanë vështirësi në përshkrimin e medikamenteve dhe një frymë mosbesimi ndaj shumë gjenerikëve. Në Shqipwri, persa i takon gjenerikwve, ka edhe një problem tjetër: Shpesh atyre nuk ju duhet as vendi i origjinës, as vendi i prodhimit, ose kompanitë në BE nuk janë të lejuara të shpërndajnë medikamentet e tyre. Pavaresisht kësaj, nuk mund t’i fusim në një “thes” të gjithë. Ka edhe kompani e produkte mjaft cilësore që ndihmojnë në balancimin e tregut dhe ofrimin e alternativave më të lira për një pjesë të popullatës. Personalisht jam një nga “ata” mjekët e QSUT, që përshkruajnë jo vetëm barna patente por edhe gjenerikë. Megjithatë, secili ka preferencat e tij. Ajo që është më e rëndësishme të zbatohet GJITHMONË rregulli i parë në mjekësi: “Primum non nocere”- së pari mos dëmto, e me dëm, nënkuptohet edhe dëmi financiar.

Më lejoni të marrim një rast konkret. Nje pacient zbulohet me HTA. Mjeku i familjes bazuar në protokoll i fillon mjekimin me alternativën më të lirë të barit- alternativa e parë. Qëllon që ky medikament nuk e jep efektin e dëshiruar dhe pacienti duhet të rivizitohet, të marrw një ekuivalent të ngjashëm e kështu me radhë për muaj të tërë. A ka kuptim të flasim këtu për kosto/efikasitet? Shumë vende e kanë parë se kushton “më lirë” të kurosh me bar patentë, duke ulur sëmundshmërinë, invaliditetin dhe vdekshmërinë, sesa duke “kursyer” diçka sot, por duke e paguar shumë më shtrenjtë nesër. Ndaj personalisht jam që gjenerikët të përdoren, por nën një kontroll të rreptë dhe me origjinë të çertifikuar dhe jo nga të mundemi! E si për shumë produkte të tjera, nga institucionet shëndetësore duhet të ketë jo vetëm kontrolle, por edhe çmim dysheme, pra një produkt nën x çmim, nuk mund të regjistrohet në Shqipëri. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një mjekësi dinjitoze, por edhe të besueshme.

Sa I takon kontrollit, në Shqipëri, për fat të keq, QKKB ende nuk ka marrë rolin e saj që të kontrollojë jo vetëm ambalazhimin por edhe përmbajtjen reale të sasisë së medikamentit në tabletë. Kur në shumë vende ka produkte të falsifikuara, imagjinoni se ç’mund të bëhet në vendin tonë! Personalisht di disa shembuj të falsifikimit të medikamenteve e deri të fijeve për matjen e glicemisë. Nga ana tjetër, edhe në ato raste kur është vërtetuar se bari është i falsifikuar, me përmbajtje më të ulët, ose edhe pa sasi minimale të barit të deklaruar (ajo që quhet edhe – placebo), unë nuk di ndonjë rast që një depo, person ose kompani, të jetë dënuar në mënyrë shembullore. Kjo lw vend për abuzim edhe në të ardhmen. Ndaj, duhet të shtohen kontrollet, sidomos ndaj kompanive të reja, produkteve me çmime shumë më poshtë se ekuivalentet e tjerë ose me origjinë nga vende që njihen si “parajsa” të falsifikimit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s