Gjenerikët, nga kompani serioze.


Nga Prof. dr. Alketa Koroshi, Shërbimi i Nefrologjisë,QSUT.
Intervistoi: Sonila Mlloja Cemurati

alekta_koroshiSot në Botë barnat gjenerike janë në përdorim të gjerë. Psh, në SHBA, në çdo 10 receta, aktualisht 8 receta janë me barna gjenerikë. SHBA nuk janë vend i varfër që nuk kanë para për të blerë barnat patentë, por barnat xhenerikë i përdorin në masë për disa arsye:

E para, sepse barnat gjenerikë janë opsione të rëndësishme për t’i shërbyer të sëmurit në mënyrë adekuate. E dyta, pavarësisht se barnat gjenerikë janë kopje të barnave patentë, ato janë njësoj sikurse barnat patentë si përsa i përket dozës, sigurisë, fuqisë së veprimit, rrugës së administrimit, kualitetit dhe cilësisë së tyre të veprimit dhe karakteristikave të performancës dhe qëllimit përse përdoren këto barna. Në këtë sfond, mjekët dhe pacientët janë të interesuar që të përdoren këto barna dhe mendoj se në vendin tonë, këto barna duhet të zënë një vënd të rëndësishëm.

Sikurse ndodh në SHBA, ku ekziston një autoritet ndërkombëtar që bën kontrollin e imtësishëm të barnave, që është Food and Drug Administration (FDA), që bën filtrin e barnave që do të hidhen në qarkullim. Ata e konsiderojnë barin gjenerik se ka të njëjtin fuqi, të njëjtin pastërti, të njëjtin stabilitet dhe janë njëlloj të përdorura sikurse barnat patentë. Veçoria e tyre është se këto barna janë më të lira, sepse nuk janë hedhur për herë të parë në treg. Ato janë kopje të barnave fillestarë. Barnat xhenerike shkojnë deri në 80% më lirë se barnat patentë dhe ky është tregues shumë i mirë pasi gjithmonë duhet marrë raporti kosto- efektivitet. Theksoj se, barnat gjenerikë, nëse vijnë nga kompani serioze dhe janë të prodhuar brenda disa parametrave të caktuara, janë njëlloj efikase. Mjekët jo të gjithë e dinë këtë, ndaj edhe nuk i përshkruajnë gjerësisht.Po në Shqipëri sa garnaci kanë këto barna?

Kam lexuar që në vendet e Europës Juglindore, afërsisht 30% e barnave në qarkullim nuk kanë efikasitetin e duhur në drejtim të cilësisë së trajtimit të pacientit. Kjo vjen për faktin se shumë barna vijnë nga kompani jo serioze, të cilat në prodhimin e tyre kanë probleme që lidhen me cilësinë e barit, me efikasitetin e tyre, me përbërësit etj. Në prodhimin e një bari ka shumë rëndësi bieoekuivalenca e barit. Kjo ka të bëjë me efektin farmakokintetik të barit dhe me efektin farmakodinamik të barit. Pra si bari hyn në organizëm, si shpërndahet, sa efikase është etj. Pra duhet forcuar filtri për kontroll mjekësor.

Praktikisht këtu te ne ekziston një filtër që është Qendra e Kontrollit të Barnave. Kam mendimin se bën filtrimin e barnave vetëm nga ana burokratike, dmth nëse i kanë firmat e duhura, datat e skadencës, dokumentacionin shoqërues, etj, por nuk ka laboratorët përkatës dhe nuk bën studime klinike përkatëse që ky bar është i saktë për t’u përdorur nga ana mjeksore. Për mendimin tim duhet të ketë dy flitra. Një filtër të jetë ai i kontrollit të proçedurave të dokumentacionit ligjor shoqërues të barit dhe një organizëm tjetër që të verifikojë barin nga ana mjeksore, qoftë në ingredientët e tij bazë ashtu edhe në ata shtesë që përmban bari. N.q.se ne kemi vështirësi në seleksionimin e një bari kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të përdorim barnat gjenerikë. Duhet të shtohet filtri, por jo të mos përdoren barnat gjenerikë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s