Fiktiviteti ekziston, por është më mirë se asgjë


Nga: Prof. dr. Isuf Kalo, Endokrinolog.

Edukimi i vaisuf_kalozhdueshëm i mjekëve është domosdoshmëri, kjo për faktin e thjeshtë se shkenca mjekësore është dinamike. Njohuritë që merren në fakultetin e mjekësisë pas 5-10 vitesh pësojnë ndryshime thelbësore. Disa praktika ose koncepte zëvendësohen me të reja. Nevoja e Edukimit të Vazhdueshëm edhe pse ska qenë e strukturuar, është ndier nga mjekët si obligim. Zyrtarizimi dhe strukturimi i Qendrës së Edukimit është një hap i mirë në reformën shëndetësore.

Kur vjen puna tek matja e impaktit të saj, në çfarë shkalle ky tregues formal përputhet me ndikimin real në kompetencat profesionale, unë do të thosha se kjo është një fushë shumë e vështirë për ta konkretizuar sepse ndërhyn një numër i madh faktorësh, ku më vendimtari është vetë mjeku, shtysa e brendëshme e tij, prestigji, sedra e tij për të qënë i zoti. Sa e do ai profesionin e tij? Sa e ka ai shkallën e responsabilitetit? Po ti ketë këto, mendoj se nuk duhet fare qendra. Por si i bëhet me ato që si kanë? Dhe kjo të çon në krijimin e një instrumenti që qoftë edhe në mënyrë formale krijon disiplinën e angazhimit më tepër se sa rezultatin në impaktin profesional. A duhet të jemi kaq strikt? A kemi vërtet fakte për të thënë se ata që kanë marrë kredite janë profesionalisht më të zotë dhe me efektiv në shërbim të të sëmurëve se ata që i nuk i kanë marrë të gjitha kreditet? Pikëpyetje shtrohen në të dy krahët. Fiktiviteti ekziston.

Besoj, të gjithë e pranojmë që një pjesë e atyre që kanë marrë kredite i kanë marrë në mënyrë jo të drejtë. Kanë marrë thjeshtë kredite për kredite, kanë dashur çertifikatat dhe jo kualifikimin e tyre. Dhe ky është gjithë thelbi i problemit. U nis me mjekët si kredite, kërkohet gjithnjë e më më shumë të zbresim tek specialitetet, psh: Një kirurg edhe pse merr kreditet se vjen në një konferencë pediatrie, ai nuk merr asgjë të re në fushën e tij. Ndaj unë mendoj se duhet të jemi koshientë që kjo nuk është perfekte, por është shumë më e mirë se sa të mos ishte. Ideja ka qënë të bëjmë më cilësorë mjekët si individ dhe të bëjmë më cilësore institucionet. Në institucione ne e kemi më lehtë të masim standartet, por është më zor që të arrihen dhe zbatohen. Mjëkët e kanë më të lehtë të marrin pikët por është më vështirë arritja e edukimit real të tyre.

Me ngritjen e Qendrës së Edukimit në Vazhdim kemi fituar krijimin e një koshience, me anë të një mekanizmi të forcuar, dhe kjo është pika më e dobët. Edukimi i vazhdueshëm duhet të shkoj paralel me krijimin e kushteve për mjekët, në mënyrë që ata ta materializojnë atë. Me kushtet kam parasysh aksesin në internet, aksesin së Evidece Base Medicine e cila tek ne është jashtë zakonisht e shpërfillur. Mendoj se edukimi i vazhdueshëm saç është përgjegjësi e mjekëve po aq është edhe përgjegjësi e institucionit ku ata punojnë, i cili duhet të marr angazhimin për mbulimin e shpenzimeve të edukimit në vazhdim.

Së fundi, do bëja thirrje mos anashkalohet një fenomen që të gjithë e shohim dhe bëjmë sikur nuk e shohim. Në masën më të madhe trajnimi i mjekëve bëhet nga kongrese europiane, botërore të shoqatave përkatëse që ata shkojnë, në të cilën asistojnë kryesisht me asistencën e kompanive farmaceutike. A duhet lënë që kjo gjë të bëhet në mënyrë spontane, në mënyrë individuale nga çdo kompani? Apo mund të gjendet një mënyrë strukturimi që kompanive t’iu njihet kjo mirënjohje, por që përfitimin mos ta marrin gjithmonë 5 apo 6 persona që shkojnë çdo vit së bashku me gratë dhe kalamajtë, ndërkohë që masa tjetër e mjekëve është e përjashtuar nga kjo. Po flas për këtë imput i cili është një realitet, do jetë akoma, dhe nuk ka asgjë nëse bëhet brenda evitimit të konfliktit të interesave, ndaj nuk duhet lënë që të behet si një e mirë, si nder personal njëri apo tjetrit. Më tej ky material duhet të përçohet në mënyrë që risitë mos mbeten si pronë të individit por të shëndrrohen në vlera që përdoren nga mjekët si një e mirë publike.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s