Akreditimi, një domosdoshmëri


Nga: D.Sh.M Arjana Strakosha
Mjeke nefrologe, anëtare e njësisë së transplantit, të veshkave në Shqipëri.

arjana_strakoshaSistemi shëndetësor apo më saktë reforma në sistemin shëndetësor ka qenë dhe është edhe sot një ndër objektivat kryesorë të Qeverisë. Qëllimi i kësaj reforme është në fund të fundit efikasiteti në përmbushjen e nevojave shëndetësore të popullatës dhe dhënia e shërbimit të kualifikuar mjekësor individit në nevojë, kudo ku ai gjendet. Pikërisht për të arritur këto standarte duhet jo vetëm kompletimi i qendrave shëndetësore me pajisje mjekësore të domosdoshme për ekzaminim dhe trajtim të të sëmurit, por dhe kualifikime në vazhdim jo vetëm të mjekëve specialistë por dhe mjekut të familjes, i cili është i pari që prezantohet me pacientin.

Këtij qëllimi i shërbejnë konferencat e ndryshme mjekësore, në mënyrë që njohuritë e marra në auditoret e Universitetit të pasurohen me të dhënat e reja shkencore bashkëkohore. Problemet që ndeshen sot dhe që janë shtruar për zgjidhje janë pikërisht implementimi i protokolleve të ndjekjes së pacientit në të gjithë vendin, protokolle këto që përfshijnë jo vetem hapat që duhet të ndërmarrë mjeku në diagnostikim por dhe implementim i protokolleve të mjekimit, sipas protokolleve bashkëkohore botërore. Një ndër format e kontrollit të këtij kualifikimi janë dhe kreditet, të cilat në vetvete përfitohen në bazë të çertifikatave të pjesmarrjes në aktivitetet shkencore, gjatë të cilave shpalosen metoda të reja diagnostikimi dhe trajtimi. Për mendimin tim, hapa cilësore nga QKEV janë hedhur kohët e fundit dhe me organizimin e konferencave rajonale, ku mjekët e rretheve të ndryshme janë bërë protagonistë të paraqitjes së studimeve të tyre dhe konkluzioneve që kanë dalë prej tyre. Mendoj se sistemi i akreditimit është një risi në sistemin tonë shëndetësor, është një formë që jo vetëm nxit mjekët për të qenë të informuar mbi zhvillimet e reja në ekzaminim dhe trajtim, por dhe për tu dhënë mundësinë atyre ti vënë në përdorim kudo ku janë.

Kjo për mendimin tim ka qenë faza e parë e cila duhet të ndiqet me hapa të tjerë për të kontrolluar realisht që këto njohuri të marra aplikohen apo jo. Para disa vjetësh u hartuan protokollet kombëtare të diagnostikimit dhe trajtimit. Besoj se ka ardhur momenti për tu kontrolluar implementimi i tyre në të gjithë kapilarët e sistemit shëndetësor. Për të qenë më e saktë. Pse pacienti duhet të vijë në QSUT në stadin përfundimtar të sëmundjes? Kur është paraqitur për herë të parë tek mjeku i familjes a i janë dhënë të gjitha ekzaminimet në bazë të protokolleve përkatëse? A është sqaruar për llojin e sëmundjes dhe ecurinë e saj?. I mora si shembull këto pyetje për të dhënë mendimin tim se akreditimet janë të domosdoshme për të vlerësuar nivelin profesional të mjekëve, por më i rëndësishëm është kontrolli i aplikimit të këtyre njohurive, për të mos u ndeshur me gabime dhe neglizhenca të cilat jo vetëm rrezikojnë jetën e pacientit por risin dhe koston e trajtimit të tyre në gjendjen terminale që paraqiten në QSUT.

Sot në Botë rëndësi i është kushtuar depistimit të popullatës për të dedektuar sëmundjet kronike që në fazat e hershme. Tek ne akoma nuk kemi ndërgjegjësim të popullatës për kontrolle periodike për sëmundje të caktuara, por më e keqja është që shpesh herë referohen nga mjeku i familjes tek mjeku specialist në faza të avancuara të sëmundjes. Dhe ndoshta këto raste të bëjnë të dyshosh se dhe sistemi i krediteve është formal. Unë mendoj se akreditimi duhet të ndiqet dhe me kontrolle të implementimit të njohurive në punën e gjithsecilit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s