Shqiptarët i blejnë barnat më shtrenjtë se vendet e tjera.


Rikthehet përplasja mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Firmave Farmaceutike.
Përfaqësitë farmaceutike: Çmimet tona në linjë me vendet e origjinës.
Nga: Redaksia e Dua Shëndet.

min_shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe drejtuesit e përfaqësive farmaceutike i rikthehen debatit  të barnave që qarkullojnë në Shqipëri. “Dua Shëndet” në numrin e saj të parë u fokusua pikërisht te ky debat, duke parashtruar këndvështrimet, argumentet dhe kundërargumentet e të gjitha palëve, për të kuptuar a është vërtet pacienti “boshti orientues” i të gjithë aktorëve të sistemit apo “viktimë” e përplasjes mes palëve?

I rikthehemi në këtë numër të “Dua Shëndet” debatit për barnat, kësaj radhe për çmimet e tyre.

“Medikamentet që blejnë shqiptarët janë 5 herë më të shtrenjta se vendet e rajonit apo në vendin e origjinës së tyre. Ndërkohë kompanitë farmaceutike nuk bëjnë ulje të çmimeve, pavarësisht se kompania mëmë ua ofron këtë mundësi”. Këto kanë qenë akuzat më të fundit të bëra nga Ministria e Shëndetësisë drejt grosistëve, çka ka sjellë edhe një herë debat mes tyre.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj shqiptarët i blejnë barnat deri edhe pesë herë më shtrenjtë se vendet e Evropës. Kreu i Shëndetësisë ka shoqëruar me emra konkretë të ilaçeve dhe firmave farmaceutike rastet kur një produkt blihet më shtrenjtë se në vendin e origjinës apo në rajon. “Ne konstatojmë, që të paktën deri më sot, në krahasim me disa vende referente, që janë të zgjedhur për krahasim, shqiptarët i blejnë barnat më shtrenjtë. Po ju tërheq vëmendjen me shembullin e parë vaksinën e gripit, me qenë se tani kjo vaksinë fillon e bëhet e ndjeshme, është 1,5 herë më e shtrenjtë në Shqipëri. Po kështu, kam një kompani tjetër që ka këto çmime barnash, po kështu një tjetër, e një tjetër me radhë… Kushdo që është i interesuar, mund të marrë një informacion më të plotë pranë Ministrisë, pranë Agjencisë së Barnave” ka pohuar Ministri Beqaj. Por akuzat e tij kanë shkuar edhe më tej kur ka akuzuar grosistët se u shesin qytetareve ilaçet pa e reflektuar uljen që j’u bëjnë kompanitë mëmë. “Shpesh herë vinim re që ndryshimet e induktuara ndërkombëtare, përgjithësisht në Shqipëri, pasqyroheshin vetëm në një kahje. Kur rriteshin çmimet, rriteshin dhe këtu, kur uleshin çmimet atje, nuk uleshin më këtu. Por, specifikisht, në pjesën e kujdesit shëndetësor, kur kemi folur për barnat, së pari, kemi shprehur në program që, konstatohet se barnat në Shqipëri janë ndjeshëm më të shtrenjta se sa në vendet e BE-së” ka nënvizuar kreu i shëndetësisë.  Por kjo është njëra anë e medaljes.

Reagimi

Shoqata e Përfaqësive Farmaceutike thotë për “Dua Shëndet”: “Ne vëmë re që në treg mund të ketë abuzime me çmimet nga kompani të veçanta, të cilat nuk janë anëtare të SHPF-së. Ne i kemi sugjeruar autoriteteve që të aplikojnë një proces transparent për miratimin e çmimeve për vitin 2015. Nëse Ministria ka shqetësime specifike për medikamente të caktuara, duhet të flasë me kompanitë për të kuptuar rrethanat realisht. Ne mendojme që pretendimi i Ministrisë ne këtë rast nuk është realist, pasi nisemi nga një sërë faktorësh që duhen marrë në konsideratë”.

“Dua Shëndet” është interesuar edhe pranë kompanive të përmendura nga Ministria e Shëndetësisë për çmime më të larta, një prej të cilave është Bayer, e “akuzuar” se aspirina është më e shtrenjtë se në vendet e tjera.

“Çmimet për barnat pa përshkrim ose OTC (over the counter) në Shqipëri janë më të ulëtat nga/ndër të gjithë vendet e Ballkanit. Në këtë rajon nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë rregullore çmimesh (çmim dysheme) për barnat pa përshkrim, të cilat nuk përfshihen në listën e rimbursimit. Është zgjedhja e lirë e konsumatorit për t’i blerë këto produkte. Gjithashtu në Shqipëri ka disa produkte gjenerike, të cilat kushtojnë më shtrenjtë se produktet origjinale“, thotë Orjana Janushaj, përfaqësuese e kompanisë “Bayer” në Shqipëri.

Lidhur me pretendimin e Ministrisë së Shëndetësisë se kompanitë farmaceutike nuk bëjnë ulje të çmimeve, pavarësisht se kompania mëmë ua ofron këtë mundësi -përfaqësues të Shoqatës së Përfaqësive Farmaceutike, i përgjigjen me një shkresë zyrtare të dërguar në të gjitha instancat shtetërore. Ata kanë përcjellë prej disa muajsh një propozim për të lehtësuar pacientët nga bashkëpagesa e barnave. “Me qëllim  që të ulet bashkëpagesa për disa barna të shtrenjta të rimbursueshmene propozojmë që një pjesë e  bashkëpagesës  së pacientit, mund të paguhet nga  kompanitë farmacetike. Para se të fillojmë procedurat konkrete nga kompanitë përkatëse ju lutem na sqaroni nëse kjo është e pranueshme  dhe mund arrihet nga ana ligjore” – thuhet në propozimin e shoqatës.

Por deri tani, përfaqësuesit e SHPF deklarojnë se ende nuk ka një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s