“Materialet dentare vetëm me çertifikatë origjine”.


Flet zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi: Do të vendosim standarde dhe kontroll në të gjithë territorin.
Nga Alma Demiraj, gazetare, Top Channel.

milva_ikonomiDuke pranuar situatën problematike të shërbimit stomatologjik në vend, autoritetet shëndetësore premtojnë se materialet dentare do të jenë të çertifikuara dhe se do të vendoset kontroll në këtë shërbim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Kështu deklaron zv/ministrja e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi, në një intervistë për “Dua Shëndet”.

Klinikat stomatologjike janë tërësisht jashtë kontrollit përsa i  përket materialeve që përdorin për pacientët. Ato përdorin  materiale me kosto të lirë por që përmbajnë lëndë toksike. A jeni  në dijeni të kësaj situate dhe çfarë do të bëhet për këtë?

“Ky shqetësimi juaj është i drejtë, por më duhet të sqaroj, se  pikërisht për këtë arsye në programin qeverisës thuhet: “Shërbimi  dentar ofrohet nga ofrues jopublikë, jashtë vëmendjes së    nevojshme të shtetit. Do të vendosen standarde profesionale në  ofrimin e këij shërbimi, do të garantohet siguria e materialeve  mjekësore dentare ……”

Ndaj në korrik të këtij viti u miratua ligji Nr. 89/2014 “ Për Pajisjet Mjekësore”  i cili ka si objektiv ruatjen  dhe përmirësimin e  sigurisë dhe shëndetit të pacientëve, përdoruesve dhe palëve të treta, si dhe ruajtjen e niveleve të efekshmërisë së pajisjeve dhe materialeve  mjekësore. Ky ligj synon përmirësimin e situatës kaotike në të cilin ndodhet tregu i pajisjeve dhe materialeve mjekësore në vend, plotësimin e mungesave të informacionit lidhur me origjinën, cilësinë, pronësinë, administrimin, dhe përputhshmërinë me Direktivat e BE-së, dhe rrjedhimisht, duke rritur sigurinë për shëndetin e pacientëve.Eshtë krijuar tashmë Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor i cili aktualisht është në detyrë dhe do të kontrollojë funksionimin e shërbimit dentar në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Regjistrimi i pajisjeve dhe materialeve mjekësore do të ndjekë kërkesat e vëna në ligj mbi çertifikatën e origjinës ose kërkesat e Praktikës Prodhuese Të Mirë (GMP). Ngjarje të tilla do të jenë te palejueshme në të ardhmen”.

Në vend ka plot klinika dhe laboratorë që nuk jane të licensuar për të ushtruar aktivitetin. Urdhri i mjekut ka raportuar për 15 klinika të tilla vetëm në Tiranë. Përse janë lejuar dhe cila do të jetë ndëryrja e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë rast?

“Ushtrimi i këtij aktiviteti njeh tre momente të rëndësishme; aftësinë profesionale që ka mjeku stomatollog për të ushtruar profesionin, të cilën ai e përfiton si titull personal nga Urdhri i Mjekut, marrjen e licensës për ushtrimin e aktivitetit në një mjedis të caktuar që e lëshon Qendra Kombëtare e Liçensave dhe njohjen e veprimtarisë ekonomike të fushës së shërbimeve stomatollogji, që e lëshon Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Në Tiranë ushtrojnë aktivitetin e “Klinikës Dentare“  mbi 1600 mjekë stomatologë të licensuar. Urdhri i Mjekut në fakt midis informacionit që jep në Ministri dhe atij që raporton në shtyp ka një diferencë prej 10 klinikash, të cilat përbejnë nga 0,9%-0,3% të numrit total të klinikave në Tiranë. Me aktualizimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor besojmë që ky problem do zgjidhet shumë shpejt.

Mjekët e shërbimit infektiv raportojne rritje të numrit të rasteve me hepatit B dhe C, ku nuk përjashtohet si shkak dhe manipulimi me dhëmbët. Cilat janë masat që ka marrë MSH për kontrollin e shërbimit stomatologjik? 

“Në fakt nuk ka një informacion të saktë dhe as të vërtetuar mbi këtë situatë. Gjithsesi dua të ndaj informacion që sipas ISHP, në Shqipëri klinikat dentare nuk janë burimi primar i përhapjes së hepatit B dhe C. Por pavarësisht kësaj Ministria e Shëndetsisë po punon për:

1) Rishikimin e rregullores së shërbimit dentar dhe njohjen e saj nga të gjitha strukturat e shërbimit dentar.

2) Ristrukturimin e inspektimit stomatologjik dhe procedurës së tij.

3) Sistemimin e edukimit në vazhdim që prek dhe mjekët stomatologë. Përmbushja e numrit të caktuar të krediteve lidhet me rifreskimin e njohurive si edhe me ato në fushën e kontrollit të infeksioneve.

5. Hartimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave (për mbrojtjen e punëmarrësve nga agjentet biologjik).

6. Përditësimi i ligjit për kontrollin e sëmundjeve infektive konform direktivave të BE-së, i cili do të fuqizojë kontrollin ndaj çdo burimi të mundshëm të sëmundjeve infektive.

Një prej shqetësimeve të importuesve për cilësinë e materialeve dentare lidhej me TVSH-në për këto materiale. Në fakt, është miratuar ligji për heqjen e TVSH-së për materialet e implantueshme, por importuesit thonë se ende nuk po e përfitojnë heqjen e TVSH-së?

“Në vëmendjen tuaj është miratuar ligji numër 92/2014  “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”,  ku  sipas Nenit 161, hyrja në fuqi të këtij ligji është 1 janar 2015”.

Çfarë do të rregullojë Urdhri i sapomiratuar i Stomtaologut, në këtë treg me kaq shumë problematika?

“Urdhri i Stomatologut ka qenë një njësi brenda Urdhrit të Mjekut, sot kjo njësi del e pavarur, për të forcuar rolin e mjekut stomatolog në ofrimin e shërbimeve dhe në forcim të këtij profesioni. Objektivi kryesor i Urdhrit të Stomatologut  është rregullimi i marrëdhënieve të kësaj bashkësie jo vetëm kundrejt shtetit por dhe në mbrojtje të popullatës nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut dhe profesioneve të tjera që kanë lidhje me të. Ky Urdhër bën të mundur delegimin e kompetencave për dhënien e të drejtës së ushtrimit të profesionit të stomatologut dhe ndihmës stomatologut nga një trup profesionistesh me kontribut të theksuar në fushën stomatologjike dhe përmiresimin e edukimit të vazhduar dhe ngritjen profesionale të stomatologëve”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s