Urdhri I Mjekut: Ja pse po largohen mjekët nga Shqipëria!


Intervistë me Prof.Dr. Fatmir Brahimaj, President I Urdhrit te Mjekut.

mjeku

Këto tre vitet e fundit bashkë më migrimn e popullatës shqiptare, fatkeqësisht po vihet re edhe migrimi I trurit bashkë me të. Në sektorin e shëndetësisë, që është edhe një sektor shumë I ndjeshëm, çdo ditë po shohim se mjekët po largohen nga vendi. Sipas Urdhrit të Mjekut, në 2014 dhe në 2015 janë larguar nga 150 mjekë. Përsëri edhe në 2016 janë larguar 156 mjekë, ku 34 prej tyre kanë qënë të specializuar në specialitete që ne kemi shumë nevojë. Vendin e parë sipas Dr. Fatmir Brahimaj, e zënë reanimatorët anestezist, me pas vijnë obstetër-gjinekologët, kardiologët, ortopedët, neurologët e kështu me rrdhë. Këta specialistë po lënë një boshllëk në shërbimin tonë dhe të gjithë së bashku po krijojnë ngarkesa për ata që mbeten.

Dr. Brahimaj, sa mjekë largohen në ditë?

“Tek ne vijnë për të marrë çerifikatën e Sjelljes së Mirë, që është një dokument që vërteton se mjeku nuk është I dënuar profesionalisht, çdo ditë. Më vjen keq por unë filloj punën çdo ditë duke firmosur nga 1 deri në 2 çertikata të tilla”.

Pse po ndodh kjo? I keni pytur për shkaqet kur vijnë për të marrë këto çertifikata?

“Po, I pyesim. Pse ikni ? Përgjigjja e parë është për një jetë më të mirë. Po ti ngacmosh pak më shumë, ata të thonë se këtu kanë rroga të vogla, gjykojnë se do të kenë mundësi më të mira për t’u rritur në karierën profesionale dhe se do të kenë kushte më të mira pune jashtë vëndit , e sigushit do të jenë edhe më të mirëpaguar. Por ajo që theksojnë më shumë kur I pyet më thellë, është se vuajnë tmerrësisht krizën e besimit që ekziston mes publikut dhe bluzave të bardha në vëndin tonë.Këtu ata veçojnë reagimin e ashpër që ka publiku ndaj mjekëve, momentet e dhunës që janë ushtruar ndaj bluzave të bardha , tregojnë kodin penal që I kërcënon në çdo moment.

Ju besoj jeni në djeni të përpjekjeve që ne po bëjmë si bashkësi profesionistësh për të ndryshuar Kodin Penal dhe sidomos nenin 96 për mjekimin e pakujdeshëm ku nuk ka një specifikim të plotë se çfarë është mjekimi I pakujdeshëm dhe nuk ndahet gabimi mjekësor nga neglizhenca mjeksore që është e dënueshme kudo në botë, por bota nuk dënon asnjëherë gabimin mjekësor. Duke mos qënë I diferencuar mirë ky nocion në kodin tonë, ai lë shteg për abuzime, interpretime apo edhe implementime të këtij neni në mënyrë jo të drejtë.

Të gjitha këto bëjnë që mjekët pa u menduar dy herë largohen. Unë do t’u thoja që të mendoheshin dy herë sepse nuk është kjo rruga më e mirë.Edhe në vendin tonë gjërat do ndryshojnë. Nuk është e lehtë të shërbesh në vende të tjera. Sepse të dish të vendosësh diagnozën dhe mjekimin, duhet të dish specifikat e popullatës dhe sëmundshmëritë e atij vendi ku shërben. Pra është më e lehtë të diagnostikosh dhe të mjeksoh në vendin tënd”.

Për trë vite,  vendit tonë I janë larguar mbi 450 mjekë, ndërkohë që numri I të diplomuarve tek nuk I kalon 250 në vit. Këtij boshllëku që krijohet, duhet t’i shtojmë edhe faktin që rreth 250-260 mjekë dalin çdo vit ne pension.

Sëmundjet malinje të gjakut me incidencë më të lartë nga 10 zonat më të ndotura të Shqiperisë.


Mjekët akuzojnëperolla faktorët ambjentalë për shtimin e përvitshëm të sëmundjet malinje të gjakut. Sipas mjekes hematologe Adela Perolla, një qytetar që jeton pranë zonave urbane, industriale dhe atyre minerare të ndotura nga çlirimet e gazrave, është më I riskuar të preket nga sëmundjet kanceroze të gjakut se ai që jeton në zona të qeta rurale. Kjo demostrohet edhe në pavionin e hematologjisë në QSUT ku të prekurit vijnë nga 10 pikat me të ndotura të Shqipërisë

“Nëse do të flasim për Leukemitë , ato hasen 3 deri ne 5 raste për 100 mijë banorë. Në 2014 Leukemitë Limfoide Kronike u shënuan 45 raste të reja ndërkohë që në 2015 ky numër shkoi në 56 raste të reja.Përsa I përket Leukozës Mieloide Kronike inidenca varion nga 25-30 raste të reja në vit. Është më e rrallë Polistemia Vera dhe Trombocitosa esenciale. Sëmundjet malinje të gjakut janë multifaktoriale, pra kombinim genetik dhe ambjental.Për sa I përket shkallës së gjenetikës, sëmundshmeria shkon deri ne 5%, pra predispozita e individit për të zhvilluar nga ana genetike sëmundjet malinje.

Faktorët e riskut që akuzohen më shumë për sëmundjet malinje të gjakut janë ndotja ambjentale. Një incidencë më e madhe haset në zonat që kanë afër industrinë e përpunimit të naftës të pasura me benzen apo ato që kanë hidrokarburet, zonat pranë minierave, si psh në Elbasan, Laç ku ka qënë Uzina e Superfosfatit, në Pogradec ku kane qënë 50 miniera, Vargu I Dibrës dhe Kukësit, si zonë minerare, Fieri dhe Lushnja si zona naftëmbajtëse. Incidencën më të madhe e ka Tirana, por kjo është relative pasi shumica kanë migruar në Tiranë. Ne zyrën e statistikave të QSUT, për shërbimin e Hematologjisë, të prekurit nga sëmundjet malinje të gjakut kanë si vendlindje 10 pikat më të ndodtura të shqipërisë ndërsa vendbanim Tiranën”- thotë Perolla.leucemia

Brenda nje viti rregjistrohen rreth 200 raste të reja me sëmundje malinje të gjakut dhe incidenca shkon nga 3 deri ne 5 për 100 mijë banore. Nga keto vetem 5% I përkasin trashigimisë genetike. Por pamvarësisht incidencës në rritje mjekët thone se zbulimi I shpejtë dhe trajtimi I duhur ndikojnë në jetëgjatesinë e individeve pa sëmundje por për këtë nevojitet vëmëndje ndaj ndaj vetvetes

“Sëmundjet e gjakut duan ditë deri në disa javë për tu shfaqur, por ka edhe disa sëmundje si Leukemite Kronike që kërkojne një farë kohe për t’u shfaqur apo për t’u preznatuar, dhe pacienti vjen me vonesë . Studimet mbështeten kryesisht në fshaqjen e sëmundjeve brenda tre javëve të para apo deri brenda tre muajve. Popullata shqiptare ka ende nevojë të ndërgjegjësohet pët të bërë analiza gjaku të paktën 1 herë në 6 muaj pasi ende vihet re që marrin kontakt me mjekun kur zënë krevatin. Nga një analizë gjaku e thejshtë merret informacion masiv. Sigurisht vitet e fundit, rritja e incidencës së diagnozës për sëmundjet malinje të gjakut lidhet edhe me rritjen e diagnostikimit, por përsëri ndërgjegjësimi ka vend për t’u përmirësuar.Sëmundjet malinje të gjakut janë sëmundje që kurohen, nuk mund të them dot që shërohen. Fatmirësisht në Shqipëri diganoza në kohën e duhur dhe trajtimi në kohën e duhur luajnë rol në jetëgjatësinë e individit. Jetëgjatësinë më të madhe, pra pa sëmundje, e kanë moshat e reja, dmth fëmijët dhe adoleshentët, ndërkohë që kjo bie në moshat e vjetra”- sqaron doktoreshë Perolla.

Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është e vetmja ku diagnostikohen sëmundjet malinje të gjakut, por buxheti I pamjaftueshem ka bere qe shpesh pacientet te mbeten pa trajtimin e duhur sipas protokollit.