Alarmante,depozitat kolektive të pallateve mbi 15 vjet pa u pastruar.Video+foto


Mosgarantimi I furnizmit me ujë 24 orë nga Ujësjellësi i Tiranës ka bërë që pothuajse të gjitha pallatet e ndërtuara pas viteve ’90 të vendosin depozita kolektive . Por, e ndërsa nga njëra anë duket se është zgjidhur problemi I furnizimit pa ndërprerje të ujit, në anën tjetër këto depozita po rrezikojnë seriozisht shëndetin e banorëve. Filmimet e një administratori të çertifikuar pallatesh, tregojnë se gjëndja higjeno-sanitare e tyre është alarmante, pasi prej 15 vitesh ato nuk janë pastruar.

Në video dhe foto tregohen momentet e pastrimit e të depozitave të ujit të një kompleksi pallatesh në rrugën Komuna e Parist. Administratori I këtij kompleksi pas marrjes së detyrës , ka vendosur të pastrojë depozitat por është tmerruar kur ka pare se çfarë llumi dhe papastertish gjëndej brenda tyre. Përveç dhërave të depoziuara në fund dhe ndryshkut që hasej kudo për shkak të amoritizmit , u gjet edhe një mi i ngordhur që kish rënë brenda.

Sipas materialit që ai nisi tek ne për të ndëgjegjësuar banoret e pallateve të tjera, edhe pse pallati ështëcrelativisht I ri, depozitat me nga 5 mijë litra ujë secila, qarkullonin ujë në katet e sipërme pa u pastruar që ku janë vendosur para 15 vitesh dhe ne çezmat e banoreve uji jo rrallë herë vinte me aromë.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik referuar studimeve dhe monitorimeve të kryera cdo vit evidentojnë më shqetësim se uji në depozitat e pallateve është johigjenik për shkak se nuk bëhet pastrimi apo dezinfektimi i tyre. Ata kane apeluar shpesh për mos ta konusmuar atë për të pire pasi ëhstë kthyer edhe në burim infeskioni për shëndetin e qytetarëve.

Pastrimi I pallateve nuk është kompetencë e asnjë institucioni shtetëror. Ujesjells- kanalizmet garantojnë ujin deri në hyrje të pallatit, Shëndeti Publik kontrollon cilësinë e ujit në rrjet, ndërsa për depozitat duhet të kujdeset adminsitratori.Kjo bazuar edhe në ligjin “Për adminsitrimin e ambjenteve të përbashkëta” . çertifikimi këtij pastrimi më pas është kompetencë e Drejtorisë së Shëndetit Publik.

 

Aborti në kushte shtëpiake, praktika që po frekuentohet nga shumë gra dhe vajza.



Aborti nuk kryhet vetëm në maternitet e vendit dhe klinikat e çertifikuara për këtë qëllim siç referojnë edhe shifrat zyrtare, por edhe në kushte shtëpiake. Realiteti që përpiqet të mbahet I fshehur nga shumë vajza të reja për të ruajtur privatësinë e plotë , ka rënë në sy të mjekëve gjinokologë të cilët po përballen me pasojat e aborteve në tilla rrethana, Mjekja obster – gjinekologe Mimoza Keta thekson se një numër i konsiderueshëm abortesh po kalojnë jashtë sistemit shëndetësor falë disa tabletave që tregtohen nën dorë nëpër farmaci

Mimoza Keta në një intervistë për LGSH, thotë se “ekzistojnë tableta të cilat ndihmojnë në ndërprerjen e shtatëzanisë dhe në nxjerrjen e produktit të koncepsionit brenda kushteve të shtëpisë. Nuk rekomandohet të ndiqet kjo rrugë, pasi tabletat apo pilulat nuk mund të përdoren pa u këshilluar me mjekun, por pët të ruajtuar privatësinë, plot vajza të reja apo gra I shohin ato si zgjidhje. 

Në përvojën time të punës, kam patur raste ku shtatzania nuk është ndërprerë, apo kur shtatëzania është ndërprerë dhe ka patur mbeturina. Këto I janë drejtuar pastaj spitalit për të mbaruar ndërprerjen e shtatzanisë nëpërmjet veglave gjë e cila ka sjellë edhe humbjen e anonimatit”.

Nderkaq , ligjërisht as rekomandimi I mjekut specialist nuk është I mjaftueshëm për të marrë pilulat abortive në farmaci, të cilat janë Mifepristone dhe Misoprostol.  Por ajo çka referojnë mjekët flet për një realitet tjetër Shqipëri. Këto tableta futen në rrugë të maskuara dhe shiten nën banak.

Dr. Mimoza Keta shprehet : “Gratë dhe vajzat kryesisht drejtohen për ti marrë nëpër famraci ku tregtohen të tilla medikamente. Fenomeni ekziston. Ndodh rëndon në Shqipëri por është e jashtëligjshme, dhe nuk është e drejtë sepse ne marrin në qafë një vajzë të re apo një grua të re e cila kërkon të abortojë në kushtet e një anonimati por nuk ja arrin dot dhe ka pasoja të tjera.

Normalisht “Mifepristone” dhe “Misoprostol”, nuk mund të jepen në farmaci pa rekomandimin e mjekut, pasi ky i fundit të ketë kryer një sërë ekzaminimesh për shëndetin e gruas. Pa një protokoll, pa një këshillim me mjekun, dhe vizitë gjinekologjike, ku merret informacionin për moshën, numrin e aborteve të kryera, apo për tu treguar rruga se si duhet marrë pilula, asnjëherë kjo nuk mund të kryhet” – përfundon dr.Keta.

Mjekët I bëjnë apel vajzave të reja t’i drejtohen dyerve të spitaleve pasi edhe aty ruhet privatësia e të dhënave në kartelë. Ne kushte spitalore ato nuk rrezikojnë kurrë shendetin e nuk përballen me pasoja të rrezikshme si hemoragji të vashdueshme apo edhe humbjen e mundësisë për të riprodhuar.

8 në 100 shqiptarë me veshka të dëmtuara.


Nefrologët përcjellin shqetësimin se 8 në 100 shqiptarë vuajnë nga sëmundjet serioze të veshkave, duke shënuar në këto 10 vitet e fundit vetëm trend në rritje të shpejtë. Shefi I Nefrologjise, Dialzisës , Transplantit në QSUT, Prof, Dr. Myftar Barbullushi thotë se nëse marrin trendet boërore, vetëm në 10 vitet e fundit, dëmtimet e veshkave apo sëmundjet e veshkave janë rritur me 82% . Në Shqiperi kjo sëmundshmëri ka shkuar 7-8 % . Pra është rritur shumë incidenca e rasteve të reja me prishje të funksionit të veshkave – saktëson Dr. Barbullushi.

Rritja e numrit të pacienteve që po vuajnë nga hipertensioni dhe diabeti ka shtuar shumë problemet me mosfunksionimin e veshkave . Profesori thotë se alarmant është fakti që kjo sëmundshmëri por prek fëmijët dhe adoleshentët ku 2 në 100 individë janë 14-16 vjeç.

“Fakti që është shtuar shumë obeziteti, fakti që është shtuar shumë jeta sedentare, fakti që është ulur pjesmarrja në sport, në aktivitete e levizje dhe fëmijët tanë rrijnë nga mëngjesi deri në darkë përpara tabletave apo kompjuterave, ka bërë që të rritet në mënyre të jashtëzakonshme mbipesha e për pasojë edhe diabeti. 40% e pacientëve diabetikë kanë komplikacine në veshka . Një nga shkaqet e rritjes së sëmundshmërisë është diabeti. Nëse një pacient është me diabet por nuk ka të prekur veshkën, për 10 vitet e ardhshme ky pacient e ka jetëgjatësinë të njëjtë me një pacient që nuk ka diabet.Por nëse shohim një pacient që ka diabet por ka të prekur edhe veshkën, atëherë ky pacient e ka 40% më të ulët jetëgjatësinë se një pacient që nuk është I sëmurë me diabet”- shprehet Prof. Dr. Myftar Barbullushi.

Mjekët thonë së shkenca ka dështuar në reduktimin e kësaj sëmundshmërie që përveç kostove shumë të larta, po merr përmasa epidemie, ndaj mënyra më e mirë është parandalimi.Sipas Barbullushit , nëse I kthehemi një jete më të shëndetshme në lëvizje, ku Shoqata Botërore e Nefrologjisë insiston në lëvizjen e përditshme, nga pak është më e mirë sesa lëvizja me sforco apo lëvizja për agonizëm, atëherë është shumë më e mirë edhe mënyra e jetesës, cilësia, ushqimi etj.

Për mirëfunksionimin e veshkave mjekët rekomandojnë konsum të rreth 2litrave ujë në ditë, lëvizje të pasforcuar, ushqime të shëndetshme dhe mbajtjen larg të krirave dhe yndyrnave.

Receta elektronike ruan mjekët nga gabimet në vendosjen e mjekimit.



img_3883

Që nga fillimi i muajit mars farmacitë nuk ekzekutojnë më receta të zakonshme por vetëm receta elektronike. Paicientët pajisen nga mjekët e qëndrave shëndetësore me kode të cilat në farmaci përkthehen në barna. Farmacistët thonë se procesi funksionon edhe pse pak ngadalë. Duke qënë një siuatë e re në komunkimin “mjek -pacient-farmacist” , hasen edhe vështirësi. Farmacistja Erisa Petro thotë për LGSH se deri më tani procesi ka qënë në vashdimësi shumë I rregullt por pak I ngadaltë

Ekzistojnë këto problematikat e fillimit , por gjithmonë edhe në bashkëpunim me mjekët i kemi zgjidhur. Për shembull, një sistem kompjuterik mund ti marrë edhe dy herë të njëtin medikament ose më shumë sasi doze në krahasim me sa është dhënë në diagnozën e pacientit, dhe për këto gjera që normalisht duhet një sy më profesionist, kemi bashkëpunuar edhe me mjekun. është një proces I ngaldaltë, derisa ti merret dora, por besoj se ne vijimësi do të jetë çdo gjë në rregull” – thotë farmacistja

Mjekja Bruna Shiroka në qëndrën Nr.3 thotë se e ndien vehten shumë të lehtësuar nga burokracitë e letrave që përshkrunte me dorë dhe se tani ka më shumë kohë për të vizituar pacientin.

Ky sistem po na krijon një komoditet edhe në drejtim të menaxhimit të kohës me pacinetin, pasi na mbetet shumë më tepër kohë për vizitën dhe problemet shëndetësore si dhe për ekzaminimet qe duhet t’i japim atij. E ndjejmë veten shumë të lehtësuar për pjesën burokratike” -shprehet Shiroka.

Aplikimi I recetës elektronike duket se ka krijuar edhe të tjera lehtësi. Sistemi nuk lejon që mjekët të gabojnë në vendosjen e mjekimit.

Në radhë të parë sistemi të krijon mundësinë të ruash veten, të ruash pacientin.Sistemi nuk ta jep mundësinë të gabosh në preparatet që përzgjedh për diagnozën që vendos, të jep mundësinë që ta rishikosh edhe një herë recetën dhe dozat e medikamenteve siç i ke përdorur. Nëse deri dje ke bërë një përafrim të barnave me diganozën që ke përshkruar, tani gjithshka është shkencore, është e përcaktuar në bazë të listës së diagnozave, ku për një diagnozë të caktuar nuk ke barna të tjerë perveç atyre të listë që mund t’i përdorësh” – thekson mjekja Bruna Shiroka

Pacientët duhet të kenë parasysh që në farmaci të paraqiten me kartën e shëndetit pasi pa këtë dokument receta elektronike bëhet e paekzekutueshme kur bëhet fjalë për medikamente të listës së barnave të rimbursueshme. Për 4 ditet e para të Marsit në Tiranë , sipas zyrës së shtypit në Minsitrinë e Shëndetësisë, janë lëshuar 3039 receta nderkohë që janë ekzekutuar vetëm 1462 të tilla.

Reklamat e mjekëve dhe institucioneve mjekësore në TV janë të ndaluara dhe thellojnë krizën Mjek-Pacient.


spotEkranet e televizioneve shqiptare po I dedikojnë gjithnjë e më tëpër hapsirë reklamave në fushën e shëndetësisë . Këtë gjë mund ta konstatosh mjaft lehtë në spote të mirëfillta publicitare, të fshehura gjatë emisioneve tip “show” apo edhe më keq akoma, në hapsira televizive të dedikuara për këtë qëllim. Në këto transmetime evidentohet në thelb fakti se mjeku apo institucioni shëndetësor është “më i miri në ofrimin e shërbimit”, duke ndikuar në sugjestionimin e publikut, duke zbehur dhe humbur besimin e pacientëve tek specialistë apo struktura të tjera.

Presidenti I Urdhrit te Mjekut Prof.Dr. Fatmir Brahimaj në një prononcim për LGSH, thotë se përmbajtje të tilla shkelin rëndë Kodin e Etikës dhe Deontologjisë I cili në nenin 60 pika 3 thotë:

Është e ndaluar për mjekun të merret me reklamë a publicitet të çfarëdo lloji, me përjashtim të rasteve kur këto kanë qëllim shkencor dhe edukativ. Në këtë rast, mjeku duhet të bëjë kujdes që publiciteti të jetë objektiv dhe në përshtatje me rregullat e deontologjisë mjekësore. Mjekur nuk i lejohet të bëjë asnjë publicitet në favor të aktivitetit të tij personal apo të një institucioni të caktuar”.

mjekuSipas Prof.Brahimajt, mjeku është I lutur të dalë dhe të bëjë informimin shkencor apo edukimin shëndetësor të publikut, por jo ta çorodisë publikun duke thënë që “ne jemi më të mirët” dhe ata, nënkuptohet të tjerët, mbeten të këqinjtë. “Deklarata të tilla zbehin dhe dobësojnë besimin tek mjekët, dhe strukturat të tjera përveç atij që bën reklamën. Mardhëniët mjekë pacientë kanë në themel të tyre besimin reciprok. Pa besim nuk arrihen rezultatet e pritshme të trajtimit të të sëmurit. Ky besim nuk duhet të ngrihet mbi reklamat. Nëse një klinikë apo spital I ri dëshiron të bëjë reklamë, mund të thotë që “është hapur një spital dhe orfon këto shërbime” por jo të thotë “ne jemi më të mirët dhe unë si mjek që punoj atje jam më I miri” – sqaron Presidenti I Urdhrit të Mjekut.

Por cfarë ndodh me mjekët që e bëjnë këtë ?

amaSipas prof. Brahimaj, një mjek që shkel këtë Kod Etike, duhet të kalojë në Komisionin e Gjykimit Profesional dhe ti nënshtrohet masave për shkelje të Etikës. Por Udhëri I Mjekut fillimish ka preferuar ta ndajë këtë shqetësim në rritje me Autoritetin e Mediave Audiovizive AMA, e cila nga ana e saj ka paralajmëruar subjektet audio dhe audiovizive që të evitojnë transmetimin e përmbajtjeve të tilla, që janë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të interesave të publikut. Për rastet që do të kontatohen në vijim- shprehet AMA- do të ndiqen procedurat për sanksione sipas kuadrit legjislativ në fuqi.

Produktet kozmetike, nga viti i ardhshëm do të gjurmohen.


kozmetikaÇdo importues apo prodhues I produkteve kozmetike do t’i duhet të raportojë pranë inspktoriatit shëndetësor dhe një komisioni të caktuar në Minsitrinë e Shëndetësisë 6 muaj para hedhjes së tyre në treg. Ligji për produktet kozmetike që do të fillojë të bëhet I zbatueshëm në Prill të vitit të ardhshëm ,detyron kompanitë që të deklarojnë personin përgjegjës që do të merret me tregtimin me shumicë dhe ky nga ana e tij, do të deklarojë emrat e pikave fundore ku ato do të tregtohen me pakicë, me qëllim gjurmimin nga ana e organeve kompetente të çdo produkti që qarkullon në treg. Keto masa sipas kreut te inspektoriatit Eltar Deda vijne në një kohë kur kaosi në tregtimin dhe aplikimin e tyre ka filluar të lërë pasoja të parikuperueshme në shëndetin publik.

“Në klinikat mjeskore dhe klinikat jo mjeksore duhet të ketë patjetër persona të liçensuar. Në klinikat mjeksore, ata që do të merren me aplikimin e këtyre produkteve, duhet të jenë mjekë dhe madje të lincensuar, ndërsa në klinikat jo mjeksore, ku bëhen ndërhyrje kozmetike dhe estetike, duhet të jenë profesionsitë të liçensuar që kanë njohje me produktin”- u shpreh Eltar Deda.

Projektligji u gjithëpranua nga deputetët e majtë në komisionin e shëndetësisë, por sugjermet e tyre ishin për ashpërsim të masave ndaj atyre që abuzojnë me cilësinë e këtyre produkteve. Sipas ligjit, produktet kozmetike nuk do të tregtohen më vend e pa vend, siç ndodh sot rëndom deri edhe në markete ushqimore të lagjeve, dhe pa një etiketë në gjuhën shqipe. Sa herë do të ketë raportime apo dyshime për cilësinë, Inspektoriati Shëndetësor do të konfiskojë produktin më qëllim analizimin e tij në laborator, për t’i dhënë fund kështu, papërgjegjshmërisë së disa qëndrave dhe klinikave që përdorin këto produkte.