Receta elektronike ruan mjekët nga gabimet në vendosjen e mjekimit.



img_3883

Që nga fillimi i muajit mars farmacitë nuk ekzekutojnë më receta të zakonshme por vetëm receta elektronike. Paicientët pajisen nga mjekët e qëndrave shëndetësore me kode të cilat në farmaci përkthehen në barna. Farmacistët thonë se procesi funksionon edhe pse pak ngadalë. Duke qënë një siuatë e re në komunkimin “mjek -pacient-farmacist” , hasen edhe vështirësi. Farmacistja Erisa Petro thotë për LGSH se deri më tani procesi ka qënë në vashdimësi shumë I rregullt por pak I ngadaltë

Ekzistojnë këto problematikat e fillimit , por gjithmonë edhe në bashkëpunim me mjekët i kemi zgjidhur. Për shembull, një sistem kompjuterik mund ti marrë edhe dy herë të njëtin medikament ose më shumë sasi doze në krahasim me sa është dhënë në diagnozën e pacientit, dhe për këto gjera që normalisht duhet një sy më profesionist, kemi bashkëpunuar edhe me mjekun. është një proces I ngaldaltë, derisa ti merret dora, por besoj se ne vijimësi do të jetë çdo gjë në rregull” – thotë farmacistja

Mjekja Bruna Shiroka në qëndrën Nr.3 thotë se e ndien vehten shumë të lehtësuar nga burokracitë e letrave që përshkrunte me dorë dhe se tani ka më shumë kohë për të vizituar pacientin.

Ky sistem po na krijon një komoditet edhe në drejtim të menaxhimit të kohës me pacinetin, pasi na mbetet shumë më tepër kohë për vizitën dhe problemet shëndetësore si dhe për ekzaminimet qe duhet t’i japim atij. E ndjejmë veten shumë të lehtësuar për pjesën burokratike” -shprehet Shiroka.

Aplikimi I recetës elektronike duket se ka krijuar edhe të tjera lehtësi. Sistemi nuk lejon që mjekët të gabojnë në vendosjen e mjekimit.

Në radhë të parë sistemi të krijon mundësinë të ruash veten, të ruash pacientin.Sistemi nuk ta jep mundësinë të gabosh në preparatet që përzgjedh për diagnozën që vendos, të jep mundësinë që ta rishikosh edhe një herë recetën dhe dozat e medikamenteve siç i ke përdorur. Nëse deri dje ke bërë një përafrim të barnave me diganozën që ke përshkruar, tani gjithshka është shkencore, është e përcaktuar në bazë të listës së diagnozave, ku për një diagnozë të caktuar nuk ke barna të tjerë perveç atyre të listë që mund t’i përdorësh” – thekson mjekja Bruna Shiroka

Pacientët duhet të kenë parasysh që në farmaci të paraqiten me kartën e shëndetit pasi pa këtë dokument receta elektronike bëhet e paekzekutueshme kur bëhet fjalë për medikamente të listës së barnave të rimbursueshme. Për 4 ditet e para të Marsit në Tiranë , sipas zyrës së shtypit në Minsitrinë e Shëndetësisë, janë lëshuar 3039 receta nderkohë që janë ekzekutuar vetëm 1462 të tilla.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s