Duhani, kërcënim për zhvillimin e shteteve.Në ditën Botërore të Duhanit ekspertët e OBSH japin alarmin mbi rritjen e sëmundshërive nga konsumimi i tij.


mushkr_duhani
“Duhani një kërcënim për zhvillimin” – ky është alarmi që jep sot Organizata Botërore e Shëndetësisë në prag të ditës Botërore të Duhanit e cila shënohet çdo vit në 31 Maj.

paDuke iu referuar shifrave të këtij institucioni rezulton se çdo vit 7 milion njerëz humbin jetën nga përdorimi i duhanit, një shifër kjo që parashikohet të rritet më 2 milion më shumë në vitin 2030.

Me anë të fushatave ndërgjegjësuese ekspertët e shëndetit publik kërkojnë të vendosin në vëmendje të të gjithëve ndalimin e përdorimit të produkteve të duhanit. Kontrolli i duhanit mbështet shëndetin dhe zhvillimin ndaj dhe OBSH-ja u bën thirrje shteteve të përshpejtojnë nismat lidhur me kontrollin e duhanit, si pjesë e përgjigjeve të tyre në axhendën e vitit 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Qëllimi i axhendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm është që të sigurojë se askush nuk ka mbetur mbrapa.

Kontrolli i duhanit është një nga mjetet më efektive që do të ndihmojë në reduktimin e një të tretës në nivel global, deri në vitin 2030, të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jo të transmetueshme si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe sëmundjet pulmonare.

Forcimi i zbatimit të Konventës Kuadër të OBSH-së për duhanin në të gjitha vendet, është një objektiv shtesë që duhet të plotësohet nga qeveritë e këtyre vendeve. “Nga ana tjetër kontrolli i duhanit mund të ulë varfërinë, të kontribuojë në dhënien fund të urisë, të promovojë një bujqësi të qëndrueshme, rritje ekonomike, si dhe të luftojë ndryshimin e klimës.

Rritja e taksave për produktet e duhanit mund të përdoret për të financuar mbulim shëndetësor universal, si dhe për të mbështetur programet e tjera të zhvillimit të qeverisë” thuhet në njoftimin zyrtar të OBSH-së. Sipas kësaj të fundit nuk janë vetëm qeveritë që mund të kontribuojnë lidhur me kontrollin ndaj duhanit, por edhe individët të cilët mund të kontribuojnë në nivel individual për të bërë një botë të qëndrueshme pa duhan.

Një gjë e tillë mund arrihet nëpërmjet angazhimit për të mos marrë kurrë produkte duhani. Ndërsa ata që janë përdorues mund ta lënë duhanpirjen ose të kërkojnë ndihmë, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të njerëzve të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, duke përfshirë fëmijëtl, anëtarët e tjerë të familjes dhe miqtë. Paratë që nuk shpenzohen për duhanin mund të përdoren për nevoja të tjera të domosdoshme, si ushqimi i shëndetshëm, kujdesi shëndetësor dhe arsimi.

31 Maj Dita Botërore e Luftës Kundër Duhanit.


 

IMG_4929Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit, si dhe advokatimi për ndërmarjen e politikave efektive me qëllim uljen e konsumit të tij. Kjo ditë është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat u përpoqën të ndërgjegjësojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit, si dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Luftës kundër Duhanit është:

“Duhani, një kërcënim për zhvillimin”

Fushata ndërgjegjësuese e këtij viti ka për qëllim:

-Të theksojë lidhjet midis përdorimit të produkteve të duhanit, kontrollit të tij dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

-Të inkurajojë vendet që të përfshijnë kontrollin e duhanit në Axhendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të vitit 2030.

-Të mbështesë shtetet dhe shoqërinë civile për të luftuar ndërhyrjen e industrisë së duhanit në proceset politike, duke ndërmarrë masa të rrepta kombëtare të kontrollit të duhanit.

-Të inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të publikut dhe partnerëve në përpjekjet kombëtare, rajonale dhe globale me qëllim zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të cilat i japin përparësi veprimeve konkrete lidhur me kontrollin e duhanit.

-Të demostrojë sesi individët mund të kontribuojnë në krijimin e një bote të qëndrueshme pa duhan, duke mos marrë kurrë produkte duhani ose duke hequr dorë nga duhanpirja.

Kontrolli i duhanit mbështet shëndetin dhe zhvillimin

OBSH-ja u bën thirrje shteteve të përshpejtojnë nismat lidhur me kontrollin e duhanit, si pjesë e përgjigjeve të tyre në Axhendën e vitit 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Qëllimi i Axhendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm është që të sigurojë se askush nuk ka mbetur mbrapa. Kontrolli i duhanit është një nga mjetet më efektive që do të ndihmojë në reduktimin e një të tretës në nivel global, deri në vitin 2030, të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jo të transmetueshme si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe sëmundjet pulmonare.

Forcimi i zbatimit të Konventës Kuadër të OBSH-së për duhanin në të gjitha vendet, është një objektiv shtesë që duhet të plotësohet nga qeveritë e këtyre vendeve.

Kontrolli i duhanit ndihmon në arritjen e qëllimeve të tjera globale

Kontrolli i duhanit mund të ulë varfërinë, të kontribuojë në dhënien fund të urisë, të promovojë një bujqësi të qëndrueshme, rritje ekonomike, si dhe të luftojë ndryshimin e klimës. Rritja e taksave për produktet e duhanit mund të përdoret për të financuar mbulim shëndetësor universal, si dhe për të mbështetur programet e tjera të zhvillimit të qeverisë.

Nuk janë vetëm qeveritë që mund të kontribuojnë lidhur me kontrollin ndaj duhanit, por edhe individët të cilët mund të kontribuojnë në nivel individual për të bërë një botë të qëndrueshme pa duhan. Një gjë e tillë mund arrihet nëpërmjet angazhimit për të mos marrë kurrë produkte duhani. Ndërsa ata që janë përdorues mund ta lënë duhanpirjen ose të kërkojnë ndihmë, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të njerëzve të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, duke përfshirë fëmijët, anëtarët e tjerë të familjes dhe miqtë. Paratë që nuk shpenzohen për duhanin mund të përdoren për nevoja të tjera të domosdoshme, si ushqimi i shëndetshëm, kujdesi shëndetësor dhe arsimi.

Disa fakte…

-Rreth 6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga përdorimi i duhanit, një shifër e cila parashikohet të rritet në më shumë se 8 milionë në vit deri në vitin 2030 nëse nuk do të ndërmerren nisma konkrete. Përdorimi i duhanit është një kërcënim për çdo person, pavarësisht nga gjinia, mosha, raca, prejardhja kulturore ose arsimore. Konsumi i duhanit sjell vuajtje, sëmundje dhe vdekje. Ai varfëron familjet dhe ekonomitë kombëtare.

-Përdorimi i duhanit i kushton jashtëzakonisht shumë ekonomive kombëtare, nëpërmjet rritjes së shpenzimeve të kujdesit shëndetësor dhe zvogëlimit të produktivitetit.

-Konsumi i duhanit rrit varfërinë, pasi njerëzit e varfër shpenzojnë më pak në gjërat e domosdoshme si ushqimi, arsimi dhe kujdesi shëndetësor. Rreth 80% e vdekjeve të parakohshme nga duhani ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme.

-Rritja e duhanit kërkon sasi të mëdha të pesticideve dhe plehrave kimike, të cilat mund të jenë toksike dhe ndotëse të ujit. Çdo vit, për rritjen e duhanit përdoren 4.3 milionë hektarë tokë duke sjellë një shpyllëzim global midis 2% dhe 4 %.

-Konventa Kuadër e OBSH- së për Kontrollin e Duhanit (WHO FCTC) udhëheq luftën globale kundër epidemisë së duhanit. FCTC-ja e OBSH-së është një traktat ndërkombëtar me 179 vende dhe Bashkimin Europian.

Të dhëna nga Shqipëria

Sipas Raportit Shëndetësor të Popullatës Shqipare (2014), duhanpirja përfaqëson faktorin e tretë të rrezikut, përgjegjës për pjesën më të madhe të barrës së sëmundjeve në Shqipëri në vitin 2010, duke u renditur pas faktorëve të rrezikut të lidhur me dietën dhe presionin e lartë të gjakut. Duhanpirja ishte përgjegjëse për një rritje prej më shumë se dy herë të Nivelit të Vdekshmërisë Bruto nga kanceri i trakesë, bronkeve dhe mushkërive. Në vitin 2010, rreth 84% e vdekjeve nga këto kancere u shkaktuan nga duhanpirja[1].

Sipas studimit të bazuar në popullatë mbi përdorimin e substancave abuzive (2014), prevalenca e duhanpirjes aktuale rezultoi 27% (43% meshkuj kundrejt 11% në femra, P <0.001). Nga ana tjetër, prevalenca e duhanpirjes gjatë jetës ishte 41% (63% në meshkuj vs.20% në femra, P <0.001)[2].

Në studimin e kryer me fëmijë të moshës shkollore, 11, 13 dhe 15 vjeç (2014), rezultoi se

rreth 4% e fëmijëve të intervistuar raportonin konsum të rregullt të duhanit[3].

Nga ana tjetër, në Studimin Europian në Shkolla për Drogat (ESPAD, 2015)[4] të realizuar me nxënës të moshës 15-16 vjeç, rezultoi se rreth 345% e pjesëmarrësve kanë konsumuar duhan të paktën një herë në jetën e tyre. Prevalenca e konsumit të duhanit gjatë jetës ishte më e lartë te djemtë sesa te vajzat (47.1% vs. 24.8%, përkatësisht), në shkollat private (44.4%) sesa publike (33.6%), shkollat urbane sesa rurale (38.9% vs. 25.6%) dhe te shkollat tekniko-profesionale (61%). Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2015 u vu re një ulje e prevalencës së duhanpirjes gjatë jetës në tërësi, me përjashtim të shkollave profesionale. Ulja midis vajzave ishte më e vogël sesa midis djemve.

2016- 590 raste të reja me kancer në mushkëri.Një ndër shkaqet edhe Duhani. Mjekët:”Pas 20 vitesh,më keq”.


 

Duhanpirja akuzohet nga mjekët si një ndër shkaktarët e shtimit të rasteve me Kancer në mushkëri dhe “Spokut”. Në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Sauk,  në vitin 2016 u rregjistruan 594 raste të reja me kancer në mushkëri.Duke parë rritjen e duhanpirjes me ritme të shpejta tek adoleshentët dhe femrat, mjekët paralajmërojnë se pas 20 vitesh këto sëmundje do të prekin akoma më shumë jetë njerzish.

Hetem Aliaj nga Fieri është njëri prej pacientëve që dëgjohet që në koridorin e pavionit te Pneumologjisë të spitalit e mushkrive “Shefqet Ndroqi”, teksa kollitet vrazhdë dhe të jep ndjesinë se po mbytet nga sekrecionet. është e disata herë që shtrohet për trajtim pasi mushkritë e tij janë të dëmtuara. Vjen në gjëndje të rëndë , tregon mjekja pneumologe Esmeralda Nushi, por pas dy javësh e rimerr veten dhe ndihet më lehtë. E takojmë dhe dorën na e jep mundimshëm me trupin që terheq përtueshëm nga shpina e krevatit. Në kartelën e tij të bën përshtypje shënimi I mjekut:

Duhanipirës;   Kohëzgjatja: 50 vjet ;    Sasia 20 cigare në ditë.

Këtu fillon të kuptosh çfarë I ka mdodhur. Sot ai është 62 vjeç.

“E kam nisur duhanin në moshën 12 vjeç. Kam pirë nga ai duhani I dredhur, I fortë. Kur erdha nga Fieri këtu, mezi lëvizja, gjunjët më ishin trashur dhe frymë mezi merrja. Sot jam më mirë, por mezi po e marr veten. Duhani më ka bërë gropën” – kështu shprehet Hetemi teksa lëviz tubat e oksigjenit nga hunda se e bezdisin kur flet.

Doktoreshë Esmeralda Nushi teksa risheh në praninë tonë grafitë e mushkrive të Hetemit, thotë se ai vuan nga SPOKU, sëmundja pulmonare obstruktive kronike dhe shkaktar për këtë akuzohet duhani.Fakti që ai e ka nisur duhanin që në moshë të vogël, e rëndon edhe më shumë situatën – shprehet Dr.Nushi. Mjekja Esmeralda Nushi thote se duhanpirja është një nga shkaqet e shtimit të rasteve me “SPOK” dhe kancer në mushkëri. Shifrat do të jenë edhe më keq pas 20 vitesh thekson ajo.

“Në 2015 kanë qënë rreth 540 raste të reja të diagnostikuara në spitalin tonë me kancer në mushkri. Në 2016 janë diagnostikuar 594 raste të reja, pra pak a shumë jemi në të njëjtat nivele. Pritet një rritje sepse me rritjen e insicdencës së duhanprijes ne I shohim efektet pas 20 vitesh”

Mjekët vërejnë me shqetësim shtimin e duhanpirjes tek adoleshentët dhe tek femrat .Sipas dr.Nushi ajo që po vihet re edhe në spitalin e mushkrive “Shefqet Ndroqi” është se numri I femrave të diagnostikuara me kancer në mushkri po rritet me shpejtësi.

Lidhur me parandalimin ajo dhe komuniteti I mjekëve në përgjithësi, konstatojnë se masat e marra nga politikbërësit siç është ligji për kontrollin e produkteve të duhanit dhe ai I rritjes se çmimit të akcizës janë efektive por ka një sugjerim në këtë aspekt. Sipas saj masa e dytë, pra rritja e çmimit të akcizës ka provuar në vendet perendimore se ka dhënë efekte më të shpejta në ulljen e sëmundshmërisë se sa ligji për kontrollin e produkteve të duhanit. Në vendet ku I është dhënë prioritet masës se çmimit të akcizës, efektet jane ndjerë pas 10-15 vitesh ndërsa në vendet ku është I është dhënë prioritet ligjit të kontrollit të duhanit, efektet në sëmundshmëri janë ndjerë pas 20 vitesh.

Studimi: Meshkujt “alkol- vartës” dhunë seksuale tek bashkëshortet. Mjekët:“Rezultatet na befasuan” !


Gratë e burrave të varur nga alkoli përjetojnë dhunë seksuale intrabshkëshortore, përveç asaj psikologjike dhe fizike. Rezultati vjen nga një studim I thelluar nga Klinika e Alkologjisë në QSUT, ku nga 168 raste të monitoruara gjatë një periudhe dy vjeçare, dhuna familjare u zbulua në 71,4% të rasteve ndërsa ajo seksuale shumëformëshe në 53% të raste. Specialistët e përfshirë në studim, ngrenë alarmin se 90% e këtyre grave nuk e raportojnë dhunën, duke gjeneralizuar sëmundje mendore shume problematike tek vetja e tyre.

Kjo gjëndje “robërie” e grave që kane burrat alkolistë, zbulohet për ne në një intervistë të detajuar, nga shefi I Klinikës së Alkologjisë Dr. Shpëtim Doksani. Sipas tij, nga raportet shumë konfidenciale që u krijuan me bashkëshortet e meshkujve në studim, rezulatet ishin befasuese. Gratë përveç dhunës verbale dhe psikologjike, përjetonin edhe dhunë seksuale intrabashkëshortore.

Doktor si u zhvillua studimi ? Kur ? Ku ? çfarë metodash përdorët dhe për çfarë qëllimi e ndërmorët ?

“Është një studim stigmatizues dhe pak tabu. Studimi është shtrirë nga Shtatori I vitit 2014 deri në Shtator të 2016-ës. Gjatë kësaj periudhë ne ishim në kontakt me 168 subjekte ose siç quhen ndryshe kampionë të cilët kanë marrë kontakt me klinikën dhe kanë kërkur ndihmë për varësinë alkolike. Një pjesë e tyre janë hospitalizuar dhe janë futur në sistem trajtimi ndërsa pjesa tjetër nuk janë hospitalizuar dhe janë rekomanduar për trajtim ambulator e për monitorim të vashdueshëm gjatë kësaj peridhe nga stafi mjeksor dhe ai social.

Fokusi I monitorimit ishte sjellja e tyre brenda shtëpisë me qëllim evidentimin e dhunës në familje.Kampionët ishin 100% meshkuj.Të gjithin ishin bashkëshorë, kishin familje dhe në përgjithësi të gjithë ishin me fëmijë.Punonjëset sociale të përfshira në studim krijuan një raport konfidencialiteti dhe besueshmërie shumë të mirë me bashkëshortet e këtyre subjekteve për të mbajtur në monitorim të vashdueshëm sjelljet e tyre, raport ky që u mbajt edhe nëpërmjet telefonatave të vashdueshme.

Rezultati ishte befasues. Kjo sepse gjatë intervistimit të vashdueshëm arritëm të kuptonim se në kuadër të dhunës familjare , ku ajo verbale – psikologjike ishte permanente, na doli një tjetër dhunë që është shumë tabu, që është dhuna seksuale intrabashkeshortore. Ajo që kishte ndodhur, ishte se bashkëshori për shkak të varësisë ndaj alkolit, kishte zhvilluar impotencën sekondare psikologjike.Duket si një term I komplikuar por kjo nuk ka të bëjë me impotencën organike , por një impotencë sekondare mashkullore psikologjike.Kjo do të thotë se tek pacienti gjenerohen çcregullimet të tipit psikotik , pra çrregullime të luhatjes së thellë të humorit,depresionit, çrregullime të personalitetit, humbja e vetbesimit. Të gjitha këto çojnë pikërisht në atë që në mënyrë haluçinative, atij i krijohet ideja që ky person nuk është i aftë të kryejë mardhënie seksuale . Duke u krijuar kjo impotencë psikologjike, e gjithë ngarkesa dhe e gjithe dhuna shkarkohet pastaj tek bashkëshortja, pra bëhet fajtore ajo”.
Doktor, cilat ishin format e dhunës ?

“Format e dhunës ishin :
Kërcënimi I vashdueshëm I bashkëshirtes ;
Fyerja e vashdueshme I bashkëshortes ;
Injorimi bashkëshortes në shoqëri kudo që të ishte.
Cënimi ekonomik (duke mos I lënë asnjë hapsirë lirie ekonomike).
Fajësimi I vashdueshëm për çdo gjë;
Denigirmi I bashkëshortes nëpërmjet fëmijëve;
Mardhënie të pavullentshme seksuale ndaj bashkeshortes ndërkohë që Ishte I sigurtë per impotencën.
Akuza për xhelozi nominative ( me ermra konkret ) të shpikur, fantazuar. (Haluçiancion I fokusuar)
Për shkak të kësaj dhune permanente te partnerja shkaktohej çrregullimi psikologjik duke degjeneruar deri në crregullim kronik të ankthit. Pra patologji psikotike, ankth I gjenaralizuar”.

Dr. Doksani, çfarë e shkaktonte këtë situatë në familje?

“Shkaqet e dhunës në familje shkaktohen nga këta faktorë kryesisht :
Mentaliteti patriakal mashkullor;
Miksimi I kulturave rurale dhe urbane;
Migracioni dhe emigracioni
Pabarazia sociale;
Vështirësitë ekonomike;
Totali: Depresioni Social. Këto nuk janë faktorë apo shkaqe determinantë , pra 100% ndikues, por duke qënë prezent tek alkolistët, këto bëjnë gjëmën”.

Sa frekuente ishte kjo dhunë ?

“Koha e të gjitha këtyre formave të dhunës zgjaste me vite, ndërkohë që frekuenca e përdorimit të tyre ishte gati-gati e përditshme”.

Çfarë zbulimi ishte kjo për ju?

“Një ndër rezultatet e studimit ishte zbulimi I kësaj dhune tabu. Pra lidhja e alkolizimit me impotencën sekondare mashkullore dhe dhunën seksuale. Pra ishte një trinom që na dha akses të kuptojmë çfarë po ndodh”.

Çfarë ka ndodhur me gratë e përfshira në këtë studim ?

“Për shkak të kësaj dhune permanente te partneret u shkaktua çrregullimi psikologjik që u gjenerua deri në çrregullim kronik të ankthit. Pra patologji psikotike, ankth I gjenaralizuar”.

 

Në çfarë rekomandimesh keni dalë?

“Situiata e mosraportimit të dhunës është alarmante. 90% e grave nuk e kanë deleguar, nuk e kanë raportuar. Vetëm kur kanë ardhur në klinikë, janë shprehur. Frika dhe mentaliteti, apo sedra e sëmurë i kanë detyruar për të mbajtur me çdo kusht familjet dhe për të mos u bërë “gazi I botës”, janë vetmbyllur. Ky është një problem shumë stigmatizues. Duhet filluar me ndërgjegjësimin e personave që e absorbojnë këtë dhunë. Pra gjëja e parë që duhet bërë janë teknikat psiko-terapeutike që duhet te futen në lojë menjëherë. I gjthë stafi social – mjeksor në terren duhet të vihet në lëvizje. Kjo do të thotë: infermieri I lagjes, mjeku I lagjes, psikologu I shkollës, një punonjës social duhet të arrijë deri tek bashkëshortja që ka këtë lloj dhune nëpërmjet njeriut më të besuar që ajo ka dhe së ciles mund ti ketë besuar hallin. Ky njeri I besuar duhet ta delegojë shqetësimin tek një hap tjetër derisa të arrijmë në një zë specialistik. Unë nuk po them që ta raportojnë direkt tek specialisti këtë dhunë sepse ndoshta është hap I guximshëm, por atij njeriu të besuar që I delegohet, ai duhet ta raportojë këtë dhunë, pasi vetëm kështu merr zgjidhje problemi”.

Nje gjak i dhuruar nuk mund të blihet .Mesazh nga Anita Bakiu, paciente me Talasemi.


Askush nuk e mban mend as ditën e as datën. Une di vetem moshën. Kisha pak që i kisha bërë 2 vjeç. Për të mos thënë foshnje ,mund të them se isha ende fëmijë, në moshë fare të vogël.

Gjithcka nisi nga një vaksinë.Menjeherë pas saj u zverdha në fytyrë me shumë se ç’kisha qënë më parë. Shkojmë me urgjencë në spital. Bëhet fjalë për spitalin e Beratit,pos askush nga mjekët atje nuk mund të jepte një diagnozë mbi këtë gjëndje.Më sjellin këtu në Tiranë dhe këtu si të thuash :Plas bomba! Lajmi se duhej të kryeja transfuzione gjaku në mënyrë të vazhdueshme , ishte tronditës për familjen time dhe të gjithë të afërmit. Bëhej fjalë për një sëmundje gjaku.Ishte Thalassemia.

Askush nuk kishte dëgjuar më parë për të. Askush nuk e dinte se çfarë ishte dhe nga vinte.Kështu filluan transfuzionet që prej moshës 2 vjeç e gjysmë.Veshtirësia shtohej me rritjen time.Kam qënë një fëmijë i shkathët dhe shumë i praptë edhe pse me këtë peshë mbi supe. Ka shumë gjëra që nuk i kupton kur je fëmijë,dhe fjala transfuzion është tepër e vështirë për ta.Unë i arrija shokët pa problem. Luaja me ta , qaja dhe qeshja njëlloj si ata , por shpejt vinte dita dhe agia e fortë prap ngulej në mishin e njome , i cili edhe prej hekuri të ishte tashmë do ishte ndryshkur.

Ky preces do të përsëritej çdo 10 ditë,në të njëjtin vend. Rrugën e secilit mund ta besh edhe me symbyllur.E kur largohesh prej aty fillon rutinën e përditeshme duke u ndjerë pjesë e shoqërisë, e jetës. Duke u ndjerë normal.

Por vitet kalojnë dhe pas fëmijërisë vjen adoleshenca. Une do ta cilësoja si periudhën më të vështirë.Personalisht kam pasur raste pafund kur dikush është shprehur në mënyrë të gabuar mund të themi.Besoj se çdo pacient e ka pasur të paktën një herë të vetme një rast të tillë, e këto raste mua më vrasin, më ndryshkin. Të gjithëve na vrasin. Na bëjmë të ndihemi ndryshe.E pra ky është realiteti i eger me të cilin përballemi çdo ditë.Do të doja të prekja një rast që ka ndodhur jo me larg se 2 vjet më parë.

Dikush me është afruar dhe në mënyrë krejt të rëndomtë më ka zgjatur një sasi parash të futura në zarf.Në atë moment nuk e di për kë ndjeva më shumë keqardhje, për veten apo për atë.Ne nuk kemi nevoje për mëshirë,as nuk e kërkojmë dhe as nuk e duam atë nga askush.

Nje gjak i dhuruar nuk mund të blihet , dhe gjaku dhurohet nuk blihet!!!!

Nëse dikush kërkon të na ndihmojë,këtë e bën vetëm duke dhuruar gjak.

NE EMER TE TE GJITHE PACIENTEVE ME TALASEMI:

DHURONI GJAK!

SHPETONI NJE JETE!

NA NDIHMONI TE BEJME NJE JETE NORMALE!