Urdhri i Mjekut: Çdo tre ditë , një mjek kërkon largimin nga Shqipëria.


Mjekët nuk ndalen së ikuri nga Shqipëria. Edhe këtë vit trendi I largimeve vashdon me ritmet e një viti më parë. Pranë Urdhrit të Mjekut deri më tani 125 mjekë kanë terhequr dokumentin që u nevojitet për t’u rregjistrur në urdhrat profesionalë jashtë vendit çka e thënë ndryshë çdo tre ditë ditë një mjek vendos të largohet.

“Fatkeqësisht edhe këtë vit fenomeni I largimit të mjekëve po vashdon me të njëtin ritëm si një vit më parë. Ede këtë vit janë marrë dei më tani 125 ccertifikata të sjelljes së mirë, një dokument që kërkohet kudo për mjekët që shkojnë jashtë për të punuar. Vitin e kaluar ne e mbyllëm më 145 ndërsa sivjet jami tek 125 kërkesa, pra pak a shumë po vashdohet me të njëjtin ritëm ” – shprehet presidenti i Urdhërit të Mjekëve, Dr.Fatmir Brahimaj. Shkaqet sipas Dr.Brahimaj mbeten kushte më të mira pune dhe vlerësimi si dhe siguri më të lartë mbrojtje nga legjislacionet e vendeve perendimore.

“ Ata shkojnë për një jetë më të mirë, për një vlerësim më të mirë moral dhe material, për mundësira më të mira të rritjes në karierë. Në vendet ku shkojnë pretendojnë, dhe realisht gjejnë, një teknologji më të avancuar dhe kanë më shumë mundësi të bëjnë një mjekësi bashkëkohore.Ndihen më të sigurtë në lidhje me mbrojtjen nga legjislacioni. Kini parasysh krizën e besimit që vuajnë bluzat e bardha në vendin tonë apo edhe nevoja që ekziston për ndryshime ligjore ” – thekson ai.Por cilat janë kategoritë e mjekëve që po largohen ?

“Aktualisht po ikin më shumë mjekë të përgjithshëm , më shumë mjekë të rinj.Por edhe ata relativisht pak specialist që ikin janë më të dhimbshëm sepse ata lënë një boshllëk që është më vështirë të plotësohet , sepse dihet që ne kemi nevoja për specialistë në të gjitha fushat ”- cilëson Presidenti i Urdhrit të Mjekut. Gjermania mbetet vendi më I preferuara pasi edhe aksesi në shërbimin shëndetësor gjerman është më I lehtë, për shkak se ky vend I njeh të gjitha diplomat dhe kualifikimet që kanë bërë mjekët në çfarëdo vendi.

Antraksi , ISHP : 4 persona të infektuar dhe 1 i dyshuar deri më tani. Bino:Vaksinimi filloi por duhet të ishte bërë më herët.


Antraksi ose sëmundja e plasjes siç njihet ndryshe, ka prekur deri me tani 3 presona nga fshati Sukë në Përmet, një person në Gjirokastër, ndërkohë që dyshime ka edhe për një tjetër person në Elbasan. Harta e shtrirjes se infeksionit nga kafshët tek njerzit konfirmohet nga ISHP, I cili po monitoron situatën duke komunikuar si me personat përgjegjës të sektorit veterinar ashtu edhe me spitalet në keto zona. Shefja e departamentit të sëmundjeve Infektive Silva Bino thekson se vaksinimi I kafshëve po kryehet tashmë, por kjo duhet të kishte ndodhur me herët që të shmangeshin këto raste

Në të gjitha vatrat e identifikuara për Antraks, janë marrë masat përkatëse të cilat përbëjnë një bashkëpunim me sektorin veterinar .Kështu në përmet dhe Gjirokastër ka filluar vaksinimi I kafshëve për antraks. Ky vaksinim, theksoj, parandalon antraksin nga kafshët tek njerzit dhe mirë do të ishte të ishte bërë tashmë. Janë marrë masat për groposjen e kafshëvve të sëmura si dhe masat në lidhje me antibiotiko-profilaksinë tek personat qe dyshohen si të rrezikuar për tu sëmurur nga Antraksi në këto vatra.

Znj. Bino i tërheq vemendjen popullatës për kujdes të veçantë ndaj konsumimit të mishit në zonat ku është shfaqur sëmundja

I bëjmë thirrje popullsisë të cilat janë të rrezikuara për Antraks të mos konsumojnë mishin apo produktet e kafshëve të cilat dyshohet se mund të jenë të infektuara me antraks, pamvarësisht gjëndjes së tyre të dukshme shëndetësore. Shërbimi veterinar të marrë masat përkatëse në lidhje me groposjen e kafshëve dhe ndjekjen e tyre në të gjitha këto zona të cilat janë të rriskuara për antraksin”

Kafsha e infektuar nga virusi I Antraksit nuk shfaq asnjë shenje klinike të sëmundjes, dhe sapo fermeri vëren se kafsha nuk ha, ka temperaturë apo nuk jep qumësht duhet të njoftojë autoritetet.Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqesise përdorimi I vaksinave për këtë lloj semundje kanë rënë ndjeshëm dy vitet e fundit .