Antraksi , ISHP : 4 persona të infektuar dhe 1 i dyshuar deri më tani. Bino:Vaksinimi filloi por duhet të ishte bërë më herët.


Antraksi ose sëmundja e plasjes siç njihet ndryshe, ka prekur deri me tani 3 presona nga fshati Sukë në Përmet, një person në Gjirokastër, ndërkohë që dyshime ka edhe për një tjetër person në Elbasan. Harta e shtrirjes se infeksionit nga kafshët tek njerzit konfirmohet nga ISHP, I cili po monitoron situatën duke komunikuar si me personat përgjegjës të sektorit veterinar ashtu edhe me spitalet në keto zona. Shefja e departamentit të sëmundjeve Infektive Silva Bino thekson se vaksinimi I kafshëve po kryehet tashmë, por kjo duhet të kishte ndodhur me herët që të shmangeshin këto raste

Në të gjitha vatrat e identifikuara për Antraks, janë marrë masat përkatëse të cilat përbëjnë një bashkëpunim me sektorin veterinar .Kështu në përmet dhe Gjirokastër ka filluar vaksinimi I kafshëve për antraks. Ky vaksinim, theksoj, parandalon antraksin nga kafshët tek njerzit dhe mirë do të ishte të ishte bërë tashmë. Janë marrë masat për groposjen e kafshëvve të sëmura si dhe masat në lidhje me antibiotiko-profilaksinë tek personat qe dyshohen si të rrezikuar për tu sëmurur nga Antraksi në këto vatra.

Znj. Bino i tërheq vemendjen popullatës për kujdes të veçantë ndaj konsumimit të mishit në zonat ku është shfaqur sëmundja

I bëjmë thirrje popullsisë të cilat janë të rrezikuara për Antraks të mos konsumojnë mishin apo produktet e kafshëve të cilat dyshohet se mund të jenë të infektuara me antraks, pamvarësisht gjëndjes së tyre të dukshme shëndetësore. Shërbimi veterinar të marrë masat përkatëse në lidhje me groposjen e kafshëve dhe ndjekjen e tyre në të gjitha këto zona të cilat janë të rriskuara për antraksin”

Kafsha e infektuar nga virusi I Antraksit nuk shfaq asnjë shenje klinike të sëmundjes, dhe sapo fermeri vëren se kafsha nuk ha, ka temperaturë apo nuk jep qumësht duhet të njoftojë autoritetet.Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqesise përdorimi I vaksinave për këtë lloj semundje kanë rënë ndjeshëm dy vitet e fundit .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s