Revista

Revista Nr: 1

 “Dua Shëndet” në numrin e saj të pare fokusohet në debatin e madh të sigurisë së barnave. Ministria e Shëndetësisë deklaron se “shëndeti për ne nuk është biznes” dhe nga ana tjetër përfaqësuesit e kompanive farmaceutike flasin për rrezik të lartë nga barnat e pasigurta që do të hyjnë në tregun shqiptar.

Revista Nr: 2

“Dua Shëndet” në këtë numër fokusohet te një debat i të gjithë shqiptarëve, një debat që kalon përmasat e rrahjes së mendimeve mes profesionistëve të shëndetit, një debat që na prek të gjithëve – shërbimi stomatologjik dhe rreziku që vjen nga dhëmbët!

Revista Nr: 3

“Dua Shëndet” në numrin e saj të tretë fokusohet te një nga eksperiencat më të rralla që përjeton femra në jetën e saj siç është sjellja në jetë e një fëmije, problematikat që e shoqërojnë në këtë rrugëtim, mosnjohja e sëmundjeve genetike dhe kostot e tyre, arsyet pse shumë çifte shqiptare nuk arrijnë të bëhen prindër, rënia drastike e lindjeve në vendin tonë dhe shkaqet, etj.