Rreth Nesh

Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit (LGSH)

Pse u krijua LGSH?

Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit (LGSH) lindi në vitin 2011 si një iniciativë e përbashkët e disa gazetarëve me eksperiencë të gjatë në trajtimin e çështjeve sociale e sidomos të shëndetit, në mediat më kryesore në vend. Ajo funskionon sot si një shoqatë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Promovimi I mëtejshëm i sjelljeve të shëndetshme, sensibilizimi i popullatës, informimi për çështjet me rëndësi jetike që na prekin të gjithëve, evidentimi i problemeve në sistemin shëndetësor, si dhe kontributi në reformimin e tij, na grupoi me vendosmërinë për të dhënë me shumë në këtë fushë që zhvillohet çdo ditë me ritme marramendëse.

Kush jemi?

Gazetaret e mediave me të njohura vizive e të shkruara, janë themelueset e Lidhjes së Gazetarëve të Shëndetit. Prej të paktën 10 vjetësh pjesë e stafit të Top-channel, Vizion +, TV Klan,TVSH, Gazetës “Shqiptarja.com”, kanë dëshmuar me punën e tyre se dinë t’i shërbejnë publikut dhe ta orjentojnë atë drejt sjelljeve të shëndetshme

Themeluesit:

Alma Demiraj “Top-channel”

Sonila Mlloja “Televizioni Shqiptar”

Brunilda Cami “TV Klan“

Sonila Isaku “Shqiptarja.com”

Ornela Shehu “Vizion+ ”

Në anëtarësi janë përfshirë edhe gazetarë të tjerë që mbulojnë çështjet e shëndetit në media të tjera.

Cila është filozofia jonë?

Shëndeti i gjithësecilit prej nesh ka vlerë më teper se gjithçka dhe media mbetet ura me e rëndësishme e komunikimit për të përcjellë zërin e profesionistëve të shëndetësisë tek qytetarët dhe anasjelltas. Me këtë filozofi LGSH , synon të rrisë veprimtarinë e gazetarëve të shëndetësisë duke zgjeruar bashkëpunimin me aktorët e tjerë që veprojnë në këtë fushë. Ne japim garancinë e saktësisë së informacionit, cilësi për mënyrën si përcillet ai, njohjen me të rejat më të fundit në fushën e aktualitetit të shëndetësisë në vend, etj. LGSH ka për qëllim të jetë promotor i edukimit të target grupeve më vulnerabël të popullatës, grave, fëmijëve e të rinjve në mënyrë që të zbusë barrierat e panevojshme që pengojnë një jetë sa më të shëndetshme. “Dua shëndet” nuk është vetëm një slogan. Këto dy fjalë I përasin vetëdijes dhe nënvetëdijes të çdo familjeje shqiptare, ndaj dhe të grupuara në këtë lidhje, synojmë që ta përcjellim më fuqishëm këtë zë, duke ofruar edhe zgjidhje të cilat shpesh janë shumë herë më të lehta nga sa duken.

Bashkëpunëtorët:

LGSH, bashkëpunon me të githë aktorët shtetërore privatë dhe të pavarur, veprimtaria e së cilëve prek fushën e shëndetit. Ministritë e linjës, Drejtoritë e Shëndetit Publik, në Tiranë dhe në rrethe, pushteti vendor kanë qenë deri tani partnerët tanë. Lidhja ka vizionin për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me të gjitha organizatat jo qeveritare vendase e ndërkombëtare që lobojnë në fushën e shëndetësisë. Mbështetësi tanë që na dhanë dorë për të çuar përpara misionin tonë ka qenë Agjenica për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe, Fondacioni Soros.

Publikime:

“Media brenda shkollës”, është botimi i parë I Lidhjes së Gazetarëve. Botimi aktual i lidhjes sonë është Revista “Dua Shëndet” e cila pasqyron aktualitetin shëndetësor në vend.